X

“Edvin Rama” niset drejt Londrës, do të flasë në Konferencën Globale të Nënshtetësisë. Çfarë ka në plan qeveria shqiptare?

Kryeministri Edi Rama, do të udhëtojë drejt Londrës, për të marrë pjesë në konferencën e 13 të Henley & Partners, “Global Citizenship Conference”, (Konferenca Globale e Nënshtetësisë), e cila do të mbahet në datat 11-13 nëntor.

Henley & Partners është një firmë me zyra në 30 vende të botës,  që merret me nënshtetësitë dhe rezidencën, kryesisht për klientë të pasur, nëpërmjet programeve të nënshtetësë, pra pajisjen e këtyre personave apo familjeve të pasura me pasaporta të dyta apo të treta. Në këtë mënyrë ata përfitojnë nga të drejtat që kanë residentët e këtyre vendeve, në këmbim të investimit të parave.

Është e paqartë nëse qeveria shqiptare po mendon të adoptojë një program për shitjen e pasaportave shqiptare për të pasurit, në këmbim të investimeve, por kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në këtë konferencë dhe qeveria shqiptare është gjithashtu e listuar në faqen zyrtare të këtij eventi, si partnere e konferencës, sëbashku me qeveritë e Malajzisë, Maltës, Malit të Zi dhe St. Lucias.

Kryeministri gjendet në listën e folësve në këtë konferencë me emrin Edvin Rama, të cilin e ka ndërruar shumë kohë më parë, ndaj kjo renditje duhet të jetë një lapsus i organizatorëve.

Mbetet për t’u parë nëse qeveria shqiptare do të adoptojë një program për shitjen e pasaportave, praktikë kjo e kritikuar gjerësisht nga Komisioni Europian, për shkak të  shqetësimeve lidhur me sigurinë, pastrimin e parave dhe evazionin fiskal. Tre vende të Bashkimit Europian që operojnë këto skema, janë Bullgaria, Qipro dhe Malta.

/TPZ.al/

 

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
“Më qëllonin që të bëhesha ushtar”! Zbardhet dëshmia e Alvin Berishës: ISIS më detyroi të flas vetëm në arabisht

“Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të...

Close