X

Detaje të reja/ Si u gjet i dekompozuar 39-vjeçari në Tiranë

Një i ri u gjet i pajetë ditën e sotme pranë Parkut të Autobuzëve në Tiranë. Sipas policisë, personi që u gjet pa shenja jete është R. Z, 39 vjeç. Trupi i tij është gjetur i dekompozuar, çka supozohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë

NJOFTIMI I POLICISË

‘Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër.

Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.’

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Platini kërkon dëmshpërblim për dënimin që përfundoi, shuma marramendëse që kërkon

Mishel Platini është padyshim një nga figurat më të njohura të sportit dhe pak kohë më parë, u pezullua për...

Close