X

Bushatit i vjen një paralajmërim: Duhet të ruhesh, të kesh frikë për jetën

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në lidhje me qëndrimet kritike të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati ndaj kryeministrit.

I ftuar në Report tv, Maliqi ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, ndërsa theksoi se Bushati duhet të ketë frikë për jetën pas kritikave të shumta kundër lidershipit socialist.

Maliqi e akuzoi Edi Ramën si të lidhur me krimin. “Ditmir Bushati duhet të ruhet nga ky kryeministër, Rama është i lidhur me krimin, hedh gurin dhe fsheh dorën. Bushati të ruhet, të ketë frikë për jetën. Për politikën në PS është i djegur ai sa të jetë Rama, por të ketë frikë për jetën. Mos u duket ndonjë habi se mafia kjo është. Drejtoi gishtin ai ndaj prokurorit…” tha deputeti Maliqi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Menaxheri i njohur shkodran: Tirana-Vllaznia pa tifozë, si dasma pa aheng

Tirana do të presë në stadiumin “Selman Stermasi” në orën 18:00, Vllazninë. I ashtuquajturi derbi i Shqipërisë do të luhet...

Close