X

Atentati në Durrës, gazetari: Kejvina Kthella u mbajt dhjetë orë në Polici


Mbrëmjen e djeshme u raportua se policia ka shoqëruar modelen e njohur, Kejvina Kthella, për ta marrë në pyetje lidhur me atentatin me një të vdekur e dy të plagosur në Durrës.

Nga hetimet u zbulua se ish-velina e “Xing me Ermalin”, kishte miqësi të arrestuarin e vetëm për atentatin, Redjan Rraja, me të cilin komunikonte shpesh edhe në telefon.
Ajo u mor në pyetje nga policia për të zbuluar më tepër rreth lëvizjeve të Rrajës ditën e atentatit, detaje që do të krijonin një panoramë më të qartë të atentatit që tronditi qytetin bregdetar, por jo vetëm.

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar detaje të tjera lidhur me shoqërimin e modeles Kthella në polici, si e implikuar në ngjarjen e rëndë.

Koka tha se Kejvina Kthella është shoqëruar në komisariat mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për rreth dhjetë orë.

Ai tha:

Vajza e Show Bizz-it është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë në policinë e Tiranës. Është marrë në pyetje për lëvizjen dhe aktivitetin e shtetasit Redjan Rraja.”

Pasditen e djeshme (7 nëntor) ndërroi jetë në spital 24-vjeçari, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, i cili mbeti i plagosur rëndë nga breshëria e plumbave drejt makinës që drejtonte.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/