X

Po realizonte një kronikë për kazinotë, sulmohet fizikisht gazetarja e Klan Kosova

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Kosovë.

Sipas mediave kosovare, gazetarja e “Klan Kosovës”, Mejreme Gashi, është sulmuar fizikisht nga një person në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Gashi ishte duke realizuar një kronikë mbi aktivitetin e disa kazinove në këtë fshat, por është përballur me dhunën e një personi në kazino.

Mësohet se edhe ekipi i “Klan Kosovës”, që ishte bashkë me gazetaren, është sulmuar nga personi në fjalë, i cili ende nuk është identifikuar.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Policia operacion blic për kapjen e autorëve të tjerë të atentatit ndaj Ndojës

Policia e shtetit është duke zhvilluar në këto momente një operacion “blic” në qytetin e Lushnjes për të kapur autorët...

Close