X

Parlamenti në Kosovë, ja si do të jetë konfigurimi i ri i Legjislativit. 39 gra do të jenë…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pas publikimit të rezultatit njofton se në legjislaturën e re, në Parlament do të ulen 39 gra që korrespondojnë me 32% të deputetëve të zgjedhur.

Ky rezultat vjen jo në bazë të grave të zgjedhura në Kuvend me kuotë gjinore, sepse në bazë të kuotave janë përzgjedhur vetëm 13 nga 39 të zgjedhura.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë. Për zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019 qytetarët kosovarë kanë votuar që 68% e të zgjedhurve të jenë burra.

Ndërkohë, “Radio Europa e Lirë” ka bërë një projeksion se si do të ulen deputetët e rinj në Kuvend.

Gjithashtu, të zbërthyera sipas subjekteve politike: VV: 0/11, LDK: 2/9, PDK 6/8, AAK: 4/5, LS: 0/3, KDTP: 1/1, VAKAT: 0/1, NDS: 0/1.

Lëvizja Vetëvendosje e cila doli partia e fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, në kuvend do të ketë gjithsej 11 përfaqësuese gra.

Të gjitha kandidatet për deputete nga kjo parti arritën të funte në Kuvend pa kuotë gjinore.

  1. Albulena Haxhiu me 46 mijë 861 vota
  2. Mimoza Kusari-Lila me 22 mijë 553 vota
  3. Saranda Bugujevci me 18  mijë 518 vota
  4. Yllza Hoti me 14 mijë 810 vota
  5. Labiotë Demi-Murtezi me 13 mijë 595 vota
  6. Arberije Nagavci me 11 mijë 110 vota
  7. Fitore Pacolli-Dalipi me 10  mijë 944 vota
  8. Arbëreshë Kryeziu-Hyseni me 8 mijë 315 vota
  9. Fatmire Kollçaku me 8 mijë e 126 vota
  10. Fjolla Ujkani me 7 mijë e 952 vota
  11. Arta Bajralija me 7 mijë e 670 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës u radhite partia e dyte në këto zgjedhje, kjo paritë në kuvend do të ketë gjithsej 9 përfaqësuese gra.

  1. Vjosa Osmani-Sadriu me 176 mijë 188 vota
  2. Marigona Geci me 17 mijë  740 vota
  3. Vlora Limani-Hajnuni me 8 mije e 944 vota
  4. Rrezarta Krasniqi me  8 mijë 878 vota
  5. Lirije Kajtazi me  8 mijë 685 vota
  6. Hykmete Bajrami me  8 mijë 407 vota
  7. Doruntinë Maloku-Kastrati me 7 mijë 949 vota
  8. Besa Gaxherri me 7 mijë 082 vota
  9. Valentina Bunjaku-Rexhepi me 7 mijë 066 vota

Kurse, partia e tret u radhitë Partia Demokratike e Kosovës, në kuvend kjo paritë do të ketë 8 përfaqësuese gra.

  1. Eliza Hoxha 9 mije e 303 vota
  2. Ariana Musliu-Shoshi 8 mije e 831 vota
  3. Ganimete Musliu 8 mije e 397 vota
  4. Evgjeni Thaçi Dragusha 8 mijë e 365 vota,
  5. Blerta Deliu-Kodra 8 mije e 099 vota,
  6. Besa Ismaili Ahmeti 7 mije e 887 vota,
  7. Floretë Zejnullahu 7 mijë 046 vota,
  8. Valdete Idrizi 6 mijë e 236 vota.

Koalicioni AAK-PSD-PD në këto zgjedhje doli partia e katërt, kjo paritë do të ketë 5 përfaqësuese gra.

  1. Time Kadrija me 8 mijë 061 vota
  2. Albena Reshtiaj me 6 mijë 040 vota
  3. Teuta Haxhiu me 5 mijë 926 vota
  4. Donika Kadaj-Bujupi me me 5 mijë 295 vota
  5. Natyra Kuçi me 4 mijë 452 vota

Lista Serbe doli e pesta në zgjedhjet e mbajtura me 6 tetor, kjo paritë do të ketë 3 përfaqësuese gra.

  1. Jasimina Dedic me 19 mijë 703 vota
  2. Verica Ceranic me 17 mijë 065 vota
  3. Miljana Nikolic me 14 mijë 790 vota

Ndërsa, partia VAKAT, KDTP dhe NDS do të kenë vetëm nga një përfaqësuese grua. Partia VAKAT do ta ketë Duda Baljen e cila ka arritu të marre 2 mije e 747 vota.

Ndërsa, nga partia KDTP do të jetë Fidan Jilta me 2 mijë e  578  vota dhe nga paria NDS do të jetë Emilija Redzepi me 2 mijë e 288 vota.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
‘Kushtetuesja në ngërç’/ KED i çon presidentit listën me emra, 24 orë para përfundimit të afatit

Pas deklaratës publike të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, se zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ishte bllokuar pasi janë...

Close