X

Presidenti Macron: E mbrojta Shqipërinë nga poshtërimi, gjysma e vendeve të BE-së ishin kundër saj!

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka komentuar në një intervistë për ‘The Economist’, vendimin për të mos lejuar nisjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me Bashkimin Europian.

Duhet të them se shumica e tyre ishin pro nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, por thuajse gjysma ishin kundër Shqipërisë. Gabim fatal,‘ tha Macron.

Presidenti francez duket i vendosur kundër zgjerimit, duke thënë se procesi është i pakuptimtë.

Është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik,’ u shpreh ai.

Macron tha se e mbrojti Shqipërinë nga poshtërimi duke mos lejuar që negociatat të nisnin vetëm me Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Francez tha se nëse do poshtëronte Shqipërinë, kjo mund të sillte destabilitet në rajon.

Macron tha se pretendimet për ndikimin rus, kinez apo turk nëse nuk hapen negociatat nuk qëndron. Sipas tij, ka vende që kanë hapur negociatat, por sërish ndjehet ndikimi i këtyre influencave.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
“Hetim me qasje politike”, Erdogan sulmon UEFA-n: Përshëndetja ushtarake është e drejta e lojtarëve…

Përshëndetja ushtarake e lojtarëve të Turqisë, pas golave të shënuar në ndeshjet me Shqipërinë dhe Francën, po hetohet nga UEFA....

Close