X

Kadri Veseli ftohet në Hagë, flet Haradinaj: Jam i bindur se do ta mbrojë pastërtinë e luftës për liri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me ftesën që Gjykata e Hagës i ka bërë kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Haradinaj shprehet se është i sigurt se Veseli do të mbrojë pastërtinë e luftës për liri.

Postimi i Ramush Haradinaj:

Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë.

RH

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Basha: Emigracioni nuk është zgjidhja, ne kemi një plan për rininë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi sërish në rrjetet sociale pas takimit në Vlorë me të rinjtë. Teksa poston...

Close