X

“Hetim me qasje politike”, Erdogan sulmon UEFA-n: Përshëndetja ushtarake është e drejta e lojtarëve…

Përshëndetja ushtarake e lojtarëve të Turqisë, pas golave të shënuar në ndeshjet me Shqipërinë dhe Francën, po hetohet nga UEFA. Lojtarët me përshëndetjen e tyre respektonin ushtarët, të cilët ishin në luftë me Sirinë dhe solli polemika në të gjithë botën.

Për këtë çështje, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka reaguar dhe e ka quajtur vendim të padrejtë nisjen e hetimit nga ana e UEFA-s.

“Është një hetim i padrejtë dhe diskriminues, me qasje politike. Është e drejta e lojtarëve për të respektuar ushtarët e vendit të tyre pas një fitoreje, apo goli. Një sportist që na përfaqëson jashtë i nënshtrohet ushtrisë fillimisht. Kjo është qasja jonë politike, ndaj klubeve turke dhe përfaqësueses”, shprehet presidenti turk.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Shtëpiakja që ra në dashuri me rekrutuesin e saj përmes internetit, transformimi pasoi me braktisje. Kush ishte nëna që rrëmbeu Alvinin drejt Sirisë

"Gëzim e pritje”, “rikthehet në Itali Alvin”, me këto tituj mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit të shpëtimit dhe...

Close