X

FOTO/ Klaudia Pepa shkëlqen në Itali, së shpejti do të bëhet pjesë e televizionit më të rëndësishëm italian


Balerina e njohur shqiptare që prej dy vitesh është larguar nga Shqipëria dhe po zhvillon karrierën e saj në Itali mbetet akoma një prej emrave më të përfolur të showbizzit shqiptar.

Kjo jo vetëm për shkak të ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Albi Nako por edhe për suksesin që ka arritur në shtetin italian.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku poston momente nga jeta e saj profesionale.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale Klaudia ka zbuluar se së shpejti do të bëhet pjesë e një prej televizioneve më të ndjekur në Itali, por ka thënë se këtë do ta zbulojë më vonë. Mendohet që mund të bëhet fjalë për Canale 5.

“Muaji nëntor është muaji i zjarrit për mua, së shpejti do ju tregoj se në cilin program televiziv do më shihni”, shkruan balerina krahas fotos.

Në foton e publikuar Klaudia shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë gold e pas saj shfaqet një flakë, ndërsa është e kuruar deri në detaje me një make-up perfekt.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ “Fyenin figurën time”, Roza Lati merr vendimin drastik: Jam tërhequr, nuk shkoj më…

Roza Lati është një prej emrave më të përfolur të showbizit shqiptar, e cila njihet për karakterin e çiltër dhe...

Close