X

Einxhel Shkira shijon shoqërimin në polici të Kejvinës: Rrugë të mbarë

Moderatorja Einxhel Shkira duket se e ka shijuar lajmin për shoqërimin 10 orë në polici të modeles Kejvina Kthella. Kjo e fundit dha detaje për lidhjet e saj me Redjan Rrajën të arrestuarin e vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Shkira pati një përplasje të fortë pak ditë më parë me Kthellën që sipas disa portaleve arriti deri në përplasje fizike. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Shkira ka publikuar një shprehje që duket se i shkon situatës ku ndodhet Kthella.

“Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë,” – shkruan Shkira në Instastory. Pak ditë më parë u raportua se Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi dhunuan Shkirën.

Ato shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre. Fjalë qarkulluan se motivi i sherrit ishte një djalë, por vajzat asnjëherë s’e sqaruan publikisht.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ Klaudia Pepa shkëlqen në Itali, së shpejti do të bëhet pjesë e televizionit më të rëndësishëm italian

Balerina e njohur shqiptare që prej dy vitesh është larguar nga Shqipëria dhe po zhvillon karrierën e saj në Itali...

Close