X

Detajet/ “Le Iene” zbulon operacionin sekret që çoi në lirimin e Alvin Berishës

Alvin mbërrin mbrëmjen e së enjtes në Romë ku e pret prej 5 vitesh babai i tij. Është historia e pazakontë e 11-vjeçarit shqiptar të rrëmbyer nga nëna e tij e radikalizuar në internet nga propaganda e ISIS dhe që vendos të braktisë bashkëshortin dhe 2 vajzat dhe t’i bashkohet shtetit Islamik.

Historia u bë e famshme në një reportazh të emisionit investigativ “Le Iene “të Italia 1, që vuri alarmin për të miturin shqiptar të mbetur vetëm në kampin Al-Hol të Sirisë mes 70 mijë grave dhe fëmijëve dhe ish-luftëtarëve të ISIS. Ajo që tronditi të gjithë ishte sjellja e ambasadës shqiptare në Turqi që premtoi bashkëpunim për lirimin e Alvinit dhe më pas u ktheu krahët gazetarëve.

E vërteta është kjo edhe pse më pas propaganda qeveritare ngriti altorpalantët për të mbuluar skandalin se selia jonë diplomatike nuk kishte gjë në dorë. Në një shkrim të gjatë të vetë emisionit “Le Iene” thuhet se shpëtimi i Alvinit erdhi falë një operacioni të drejtuar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, Kryqin e Kuq dhe Gjysmëhënën e Kuqe. Është i vetmi moment kur përmendet qeveria shqiptare, por se çfarë ka bërë konkretisht shteti ynë për rastin nuk thuhet.

Sipas gazetarëve të Le Iene ishin përpjekjet e autoriteteve italiane që për herë të parë, në situatën e krijuar në Siri, krijuan një korridor humanitar nën sigurinë e forcave speciale italiane ROS. Një rol të rëndësishëm në negocimin luajtën autoritetet libaneze. Ishin ato që u krijuan kontaktet me kurdët që administrojnë ende kampin Al-Hol. Shumë pjesë të operacionit mbeten enigmë. Alvin u shoqërua nga shoqatat humanitare të cilat e nxorën deri në kufirin mes Sirisë dhe Libanit.

Më pas 11-vjeçari u dërgua në ambasadën italiane në Bejrut ku iu dha një pasaportë italiane me të cilën mund t’i hipte avionit për në Romë. Në Liban e priste edhe ministri i Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj që nxitoi të shpërndante fotot me vogëlushin. Emisioni “Le Iene” falënderon në mënyrë të veçantë ministrinë e jashtme italiane dhe diplomatët e saj me të cilët gjatë këtij muaji ka qenë në kontakte të vazhdueshme.

Ishin këta diplomatë që gjetën njerëzit e duhur me të cilët mund të bisedonin për të marrë Alvin. Emisioni thotë se zyrtarët e ministrisë së jashtme italiane u treguan javët e fundit jashtëzakonisht të aftë, kompetentë dhe profesionistë.

Mobilizmi nidi në 16 tetor kur gazetari Luigi Pelazza publikoi reportazhin. Emisioni Le Iene citon edhe babain e Alvitit që thotë se në këto 5 vete ka parë të birin vetëm në fotografi.

Gazetarët italianë të Le Iene shkruajnë se Alvin ka ende nevojë për trajtim shëndetësor për shkak të shpërthimit që i shkaktoi dëmtime në këmbë dhe që çoi në vdekjen e nënës së tij. Ai ende çalon nga ajo plagë, por e rëndësishme është që Alvin të trajtohet edhe për tmerret që ka parë me sy në 5 vitet e luftës.

Politikanët shqiptarë kanë shpejtuar të marrin meritat. Le ta bëjnë. Lajmi i mirë është që Alvin tashmë është në shtëpi.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Atentati në Durrës/ Spaho: Qeveria e përzierë në këtë ngjarje. Arta Marku, kamikaze e këtij regjimi

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho reagon sërish lidhur me atentatin e 1 Nëntorit pranë “Mbikalimit të Shkozetit” në Durrës. Përmes...

Close