X

“Bomba” e merkatos, në SHBA e bëjnë fakt të kryer: Milani ka marrë Ibrahimoviçin!

“Ibrahimoviç është gati të rikthehet te Milani”! Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në media! Komisioneri i MLS, Don Garber, ka zbuluar nga Amerika, se sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç është marrë nga Milani.

“Zlatan është një personazh tepër interesant, thuajse theu të gjithë rekordet këtu. Do të më pëlqente që ta shihja sërish në MLS, por varet nga LA Galaxy. Ai është 38 vjeç dhe tani është marrë nga Milan, një prej klubeve më të rëndësishëm në botë”, ishe deklarata e bujshme e komisionerit të MLS në një intervistë për “ESPN”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Liga e Europës / Sevilja dhe Sëlltik të kualifikuar, italianet komplikojnë vetë rrugën e tyre

Sevilja është zyrtarisht skuadra e parë që kualifikohet më tej në Ligën e Europës. Fitorja e sotme 5-2 në fushën...

Close