X

Piktori ynë, që është në luftë dhe gjak me Artin

Nga Elona Caslli

Lufta e artit apo arti i luftës?

Duket se në kohë të ndryshme arti në Shqipëri është gjendur në luftë ose është prodhuar prej saj. Arti që lufton apo lufta që prodhon art?!

Që prej vitit 1999, Edi Rama i ka shpallur luftë artit shqiptar. Duket absurde se si një artist del kundër artit, sikundër të duket e pabesueshme se si një individ që ka jetuar, është formuar dhe është rritur në sallat e liceut artistik e mandej në sallat e Akademisë së Arteve, mund të jetë në vetë të parë kundërshtari i parë i artit.

Arti prek të padukshmen dhe të pazëshmen dhe vërtitet në skutat më të errëta të qenies për t’u dhënë atyre një kuptim.

Nëse në botën e qytetëruar arti mbron njeriun, në Shqipëri artit i duhet të mbrojë vetveten dhe nga arti që prodhon luftën, kalojmë tek lufta që prodhon artin dhe kemi art në kohë lufte.

Arti është në luftë me Kryeministrin e vendit që prej vitit 1999. Artistët janë në luftë me Kryeministrin e vendit që prej vitit 1999.

Duket sikur Kryeministri i vendit është në vëllavrasje me Artin.

Duket se gjatë dy dekadave Piktori pret veçse çastin e duhur për hakmarrje. Duket se Piktori është në gjak me Artin.

Dhe teksa 20 vite duket se kanë kaluar sa hap e mbyll sytë, personazhet e luftës mbeten po aty dhe teksa përballesh me rrëfimin e Bujar Llapaj Kastriot Çipi dhe Ilir Mërtiri, kupton se vetëm koha ka kaluar dhe lufta mbetet po ajo.

Ajo çka ka filluar në vitin 1999 vazhdon ende në vitin 2019.

Post Scriptum – Aroma e hakmarrjes ndihet ende në qytet….

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE, LAJME
I riu në takimin e Bashës: Kemi mbetur aq pak, sa s’po bëhemi dot as për “kalçeto”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, është ndalur sot në qytetin e Shkodrës....

Close