X

“E vërteta flet vetë një ditë”/ Morena Taraku rikthehet në rrjetet sociale, jep mesazhin e fortë

Vetëm pak kohë pasi deklaroi se do të largohej nga rrjetet sociale për t’u fokusuar më shumë në qetësinë shpirtërore, këngëtarja Morena Taraku është rikthyer sërish. Sot ajo është rikthyer në Instagram dhe ka publikuar një mesazh të fortë. Ajo shkruan se sipas saj e vërteta del një herë në dritë dhe se i vjen keq për ata persona që e kanë lënduar.

“Unë di shumë gjëra, por jo dhe aq sa Zoti, ai i di të gjitha dhe unë besoj në të. Nuk ma do zemra të lëndoj askënd, e aq më pak ata që hëngrën bukë në të njëjtën sofër me mua, edhe pse ata e bën… Unë besoj se e vërteta flet vet një ditë, pa e njollosur askënd nga goja ime… Dhe prapë po e përsëris Zoti i di të gjitha”, shkruan Morena.


Emri i Morena Tarakut u lakua me skandalin që u publikua për makinën e saj “Bentley”. Ajo u akuzua për sjelljen e një makine në Kosovë, duke e deklaruar si të re.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Zbulohet përse Dua Lipa u distancua nga mediat sociale: Nxisin urrejtje dhe ankth

Ylli i popit Dua Lipa thotë se mediat sociale janë një terren kultivimi të urrejtjes dhe ankthit. Duke folur për...

Close