X

Lajm i bujshëm/ Rama iu shpall luftë bandave dhe të fortëve, pas 6 vitesh qeverisje dhe bashkëqeverisje!

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas arrestimit të nipit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, si i dyshuar në atentatin ndaj prokurorit të Durësit, Arjan Ndoja. Rama përgëzon Policinë e Shtetit, por ajo që bie më së shumti në sy, është deklarata e kryeministrit se “do t’i nxjerrë ujë të zi foleve të krimit të organizuar“.

Kjo luftë e re që Rama po shpall pas gjashtë vitesh qeverisje, ndaj krimit të organizuar, është vërtet një lajm mjaft i bujshëm dhe mjaft domethënës.

Kjo sepse, në qeverisjen e Edi Ramës, krimi i organizuar ka dalë në sipërfaqje si kurrë më parë, duke arritur të depërtojë deri në Kuvendin e Shqipërisë. Krimi i organizuar, ka arritur të marrë nën kontroll proceset zgjedhore, siç dëshmojnë përgjimet e publikuara nga BILD dhe për rrjedhojë edhe politikën në vend.

Ndaj sot, gjashtë vite pasi Rama erdhi në pushtet, jeta shoqërore dhe politike e vendit është inkriminuar deri në palcë. Rrjedhimisht, lufta ndaj krimit të organizuar është një emergjencë kombëtare. Por, a mundet ta luftojë krimin dhe ta shfarosë influencën e foleve krimianel, njeriu i cili deri dje quante bashkëpunëtor të afërt Elvis Roshin e Kavajës dhe që ka veshur me imunitet dhe “deputetllëk” Rrahmanin e Fushë Krujës, që është bërë i famshëm vetëm nga bëmat kriminale të familjarëve të tij?

A mundet Edi Rama, të sulmojë frontalisht, krimin dhe banditët, që siç dëshmojnë përgjimet e BILD, luftonin frontalisht për të mbajtur në pushtet Partinë Socialiste?

Këto pyetje nuk kanë nevojë për përgjigje. Luftrat që Edi Rama nis çdo vit nga Twitteri kundër krimit të organizaur, vetëm sa i ofendojnë edhe ata syresh që dikur kanë besuar në programin dhe vizionin e tij. Ai është i një “vdekur” politikisht. Një njeri që nuk prodhon më asnjë ide dhe që po i “vdes” edhe arma që ka menduar se do ta mbajë gjithnjë në pushtet, propaganda. Edi Rama nuk mund t’i ngjallë shpresë as Rilindasit më të indoktrinuar, por a do mund të rrëzohet ai me fushata po aq  propagandistike sa të vetat, si ato që ka nisur kreu i opozitës në mbarë vendin?

Shpresa nuk mund të rikthehet tek shqiptarët, sepse kështu urdhëron Lulzim Basha, nga turet e tij me regji qëndrore.
Edi Ramën nuk mund ta mundësh me armët e veta, sado të dobësuara të duken ato.

/TPZ.al/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
FOTO/ Me trëndafil në dorë, vajza e Astrit Deharit shkon te varri i babait që nuk e takoi asnjëherë

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryesia e këtij subjekti politik,...

Close