X

Shifra alarmante/ OKB: Popullsia shqiptare u reduktua në 2.6 milionë banorë, nga 3.2 milionë në vitin 1989

Që prej censusit të vitit 2011 popullsia shqiptare është zvogëluar me të paktën dyqind mijë shtetas deri në vitin 2018. E përkthyer në shifra sot në shqipëri jetojnë dy milionë e 600 mijë banorë nga dy milionë e tetëqind mijë që figurojnë në censusin e fundit. Të dhënat shokuese janë publikuar nga agjecia e Kombeve të Bashkuara, UNFPA, gjatë një aktiviteti ku merrnin pjesë përfaqësues të qeverisë, parlamentit si dhe organizatave të shoqërisë civile.

Sipas studimit, Shqipëria po përjeton një tendencë negative të popullatës si dhe mplakje të saj. Kështu norma e fertilitetit ka prekur nivelin më kritik të pas viteve 90 në të përllogaritur në 1.4 fëmijë për grua në vitin 2018.

Ndër shkaktarët kryesor të rrudhjes së popullatës vlerësohet emigrimi masiv, që ka cuar në largimin e të paktën një të tretës e banorëve prej vitit 1989 deri në vitin 2011.

Krahas rritjes negative të popullsisë studimi i UNFPA zbulon edhe të tjera të dhëna tronditës e që kanë të bëjnë me plakjen e popullatës shumë më shpejt nga sa pritej. Në censusin e 2011, grupmosha mbi 60 vjec llogaritej në 14% shifër që pritet të arrijë në 25% brenda vitit 2040. Sipas studimit ata migrojnë më së shumti janë popullsia aktive 15-59 vjeç, cka ka krijuar mungesë të ofertës të punës. Ndërkohë Shqipëria vazhdon të ketë një raport të paekuilibruar në lindje, referuar 110 lindjeve meshkuj përkundrejht 100 lindjeve femra, pasojë e aplikimit të gjerë të abortit selektiv.

Deklarata e plotë:
Popullsia shqiptare është zvogëluar në numër që nga rënia e regjimit socialist në 1990, nga 3.2 milion në 1989 në 2.8 milion në 2011 dhe në 2.6 milion në 2018; nga një normë e lartë vjetore e rritjes prej 2.06% në vit në vitet 1980, në një rritje negative në vitet 2000, prej -0.91%.

Vendi po kalon një regjim të ri demografik të jetëgjatësisë afatgjatë, me një jetëgjatësi në lindje të femrave prej 80.6 vjet dhe për meshkujt 77.4 vjet në vitin 2018, dhe fertilitet të ulët me normë totale të fertilitetit 1.4 fëmijë për grua në vitin 2018.

Sidoqoftë, përcaktuesit kryesorë demografikë të dinamikës së popullsisë në Shqipëri mbeten deri tani shkalla e lartë dhe e papritur më parë e migrimit. Ulja e popullsisë nga 3.2 milion në 1989 në vlerën e parashikuar prej 2.6 milion në 2018 i detyrohet emigrimit me më shumë se një të tretën e popullsisë së 1989 që ka lënë vendin deri në vitin 2011.

Kjo ka prekur kryesisht atë popullsi aktive të moshave 15-59 vjeç, duke krijuar kështu për herë të parë në Evropën Juglindore një mungesë të ofertës të punës, duke mos lejuar që Shqipëria të shfrytëzojë dividentin demografik.

Migrimi ka shkaktuar jo vetëm rritjen negative të popullsisë së Shqipërisë, por gjithashtu ka qenë forca shtytëse që vendi të përjetojë një plakje të popullsisë, më shpejt sesa pritej, të grupmoshës mbi 60+, duke u rritur në 14% në 2011 dhe e pritshme mbi vlerën 25% në vitin 2040.

Për sa i përket vdekshmërisë, vendi vazhdon të tejkalojë nivelin e tij të zhvillimit ekonomik, duke u konsideruar një “vend me shëndet të mirë dhe me kosto të ulët”.

Zhvillimet demografike në Shqipëri kanë pasur gjithmonë një paragjykim gjinor. Shqipëria vazhdon të ketë një raport të paekuilibruar në lindje, referuar 110 lindjeve meshkuj përkundrejht 100 lindjeve femra, duke sugjeruar një aplikim të gjerë të abortit selektiv.

Ndërkohë që arritjet përsa i përket arsimimit të grave dhe integrimit të tyre në tregun e punës kanë qenë të lavdërueshme për femrat në Shqipëri, shoqëria mbetet mjaft patriarkale, duke ndikuar kështu në rolet shtëpiake dhe fuqizimin e grave në shtëpi dhe në disa aspekte të shoqërisë.

Politikat e ardhshme në vend duhet të adresojnë politika të rëndësishme të popullsisë që synojnë:
1. Uljen e emigracionit të popullatës së re, përmes zhvillimit të politikave që përqendrohen kryesisht në punësimin dhe mundësitë për të rinjtë.
2. Përmirësimin në mënyrë shumë të ndjeshme të kujdesit shëndetësor dhe kujdesit shoqëror për të moshuarit, pasi thyerja e rrjetit tradicional shoqëror së bashku me plakjen më të shpejtë të popullsisë, do të shtojnë barrën mbi kujdesin shoqëror dhe shëndetësor të shoqërisë.
3. Përmirësimi i fuqizimit të grave në shoqëri, jo vetëm për arsimim dhe punësim, por edhe përmes përmirësimit të pozitës së vendimmarrjes shtëpiake.
4. Një fokus i veçantë urgjent duhet t’i kushtohet eleminimit të plotë të raportit të paekuilibruar në lindje, përmes një legjislacioni të ri më shtrëngues dhe zbatimit të atij ekzistues mbi abortin selektiv.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, NË FOKUS
Në kërkim të ëndrrës amerikane? Sot afati i fundit i aplikimit për lotarinë

Nëse nuk keni plotësuar ende aplikimin për lotarinë edhe pse jeni në kërkim të ëndrrës amerikane, sot është afati i...

Close