X

Mbarë Viena elitare i lutet Fate Velajt: Bëhu Profesor! Ja ku dhe kur zhvillohet ceremonia


Pas ngjarjes së madhe, të hapje-mbylljes së negociatave, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, një tjetër ngjarje e rëndësisë shumë të veçantë, po i afrohet Republikës së Shqipërisë dhe do të ndodhë në muajin e fundit të këtij viti.

Në datën 13.12.2019, ditën e premte, në orën 11:00, në Palais NÖ; Herrengasse, 13, 1010 W, deputetin shqiptar dhe këshillonjësin kulturor më të afërt të Edi Ramës, Fate Velajn, me famë të gjerë evropiane, si piktor, fotograf dhe eseist, do ta kthejnë direkt në Profesor, pa qenë fare asnjë ditë doktor.

Ky titull, pra Profesor, i është akorduar direkt nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Nëpërmjet një ftese, të shpërndarë anë e kënd vendit, deri edhe në diasporë, deputeti ynë Fate, bën me dije se kërkesën për titullin Profesor, e ka bërë me këmbëngulje të madhe, Rektori i Akademisë Diplomatike në Vienë.

Pas kësaj kërkese, Presidenti Austriak, e ka nisur dosjen me profesorllëkun e Fates, drejtëpërdrejt në kryeministri, ku vetë ministri i Avropit, pasi e ka studiuar nga ana diplomatiko-politike, e ka nisur për shqyrtim, për anën akademike.

Pas këtyre veprimeve, ku ka marrë pjesë i gjithë shteti Austriak, Fate Velaj, u thirr urgjent në Universitetin e qytetit Perandorak Vienë, ku me njerëzit më të rëndësishëm aty, zhvilloi një bisedë mbi konceptet e tij studimore, të realizuara në praktikë, sipas konceptit të shpikur nga vetë Fatja, “100 hapa brenda Evropës”.

Fate Velaj ka lindur në Vlorë në vitin 1963. Në vitin 1991, ai shkoi në Vienë, ku thotë se është diplomuar, ose në vitin 2001, ose në vitin 2006.

Pasi kreu gjithë këto dhiplomime, në kryeqytetin Perandorak Vienë, Fate Velaj, u dhiplomua për herë të dytë, në Universitetin e famshëm shqiptar, Kristal, në vitin 2011. Dy vjet pas dhiplomimit të Fates, Universiteti Kristal u mbyll nga Edi Rama, sepse nuk kishte më kuptim të ekzistonte.

Në fushën e pikturës, kritika vlerëson se Fate Velaj, është pak më i famshëm se vetë Edi Rama, ngaqë luan me ngjyra më të ndezura dhe më të thella…

Nëse nuk i besoni të gjitha këto që thamë më lart, lexoni ftesën origjinale, ku Fate Velaj, shpjegon se si Viena Perandorake, në datën 13 dhjetor, do të kryejë lumturimin e tij, duke e kthyer direkt, nga Fate në Profesor.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Petrit Vasili: Të mendojmë si Monika! Blendi Fevziu vizitë në vendin e Nastradinit.

Dy muajt e fundit, shtatori dhe tetori, ishin kaq shumë të ngarkuar, saqë na kanë shpëtuar pa u kapur, dy...

Close