X

Shehaj godet Ahmetajn: Çfarë të lidh me Klodian Zoton e inceneratorëve? Kush po i merr 200 milionë euro?!

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka patur një debat mjaft të ashpër, me ish ministrin Arben Ahmetaj, lidhur me oligarkët dhe koncesionet. Shehaj  e pyeti ish ministrin, se çfarë e lidh me Klodian Zoton dhe a është ai përfitues i 200 milionë eurove të inceneratorëve.

Agron Shehaj Zotëria të na thotë që një person i afërt me të ka fituar koncesionin e inceneratorit. Jeni ju përfituesi? Kujt po i jep Shqipëria mbi 200 milionë euro?

Arben Ahmetaj: Kur është bërë inceneratori i Elbasanit nuk kam qenë ministër. Kur është bërë i Fierit, kam qenë në fund, por Ministria nuk ka lidhje me këtë punë. Nuk kam lidhje me Klodian Zoton, do kisha vetëm nëse do vdisja do më vinte në varrim. Keni dhënë para për të gjetur emër ministri, emrin tim,  në ndonjë llogari. Inceneratori i Tiranës, nuk kam qenë ministër.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Debat i ashpër për oligarkët/ Ahmetaj: Janë biznesmenë, populizmi i opozitës është kolerë. Shehaj: U ke shërbyer oligarkëve kur ishe ministër!

Agron Shehaj: Në Shqipëri, oligarkët vendosin ministrat, kanë pushtet absolut, komandojnë kryeministrin!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Agron Shehaj: Në Shqipëri, oligarkët vendosin ministrat, kanë pushtet absolut, komandojnë kryeministrin!

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar në emisionin "Opinion", se në Shqipëri oligarkët kanë pushtet absolut, madje...

Close