X

Debat i ashpër për oligarkët/ Ahmetaj: Janë biznesmenë, populizmi i opozitës është kolerë. Shehaj: U ke shërbyer oligarkëve kur ishe ministër!

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka mohuar që në Shqipëri të ketë oligarkë. Ahmetaj tha se personat që përmenden nga opozita janë biznesmenë që kanë punuar shumë për të ndihmuar ekonominë shqiptare, ndërsa populzimi i opozitës është “një kolerë”.

Ai është kundërshtuar nga ish deputeti Agron Shehaj, i cili i ka thënë Ahmetaj, se ai i ka shërbyer oligarkëve kur ishte ministër dhe ka punuar sistematikisht në favor të tyre. Shehaj ka thënë se oligarkia nënkupton korrupsionin dhe se oligarkët kanë një pushtet të jashtëzakonshëm.

Arben Ahmetaj: Oligarkia presupozohet të jetë, vendimarrja e një grupi të vogël financiar, që detyron vendimarrjen e politikës në favor të vetes. Arrin deri aty sa emëron edhe qeverinë. Në rastin konkret po flasim për njerëz, që po ti marrim një nga një, janë njerëz që e kanë filluar biznesin në 1990.
Shoh populizëm, kjo është kolerë. Opozita bën populizëm. Ata nuk janë oligarkë, por biznesmenë që kanë që nga 1990. Ekonomia është dinamike, dikush vjen me ide. Procedurat janë procedura, nuk kanë ndryshuar. Këta kanë kontribuar në ekonominë shqiptare për 30 vite. Doni t’ju nxjerr atë që do të ndërtojë Balldrenin?
Në kohën e PD-së, ka marrë 80 milionë euro punë publike.

Agron Shehaj: Për Unazën e Madhe, u ndoqën procedurat? Meqe the që u ndoqën procedurat. Më thuaj cilat procedura janë ndjekur për Fushën që do ndërtojë teatrin? 
Ju i njihni shumë mirë, sepse këtyre i keni shërbyer kur ishit ministër. Sa i takon kostove, kosoto e rrugës, Orikum-Dukat, 10 milionë euro.
Janë bashkë, politika,  ministrat, i kanë shërbyer, i njohin shumë mirë. Oligarkët në Shqipëri kanë pushtet të jashtëzakonshëm. 

/TPZ.al/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Përdhunoi dhe mbyti me lidhëse këpucësh të miturin, “monstra” e Peshkopisë tenton të presë damarët në burg

Shpëtim Ziza, i njohur ndryshe si “monstra” i Peshkopisë, ka tentuar që të vrasë sërish veten në burgun e Fushë-Krujës....

Close