X

Shqiptari në kërkim, dyshohet se përplasi një 29-vjeçar në Britaninë e Madhe

Një aksident fatal i ndodhur në fund të muajit gusht në Birmingam të Anglisë ka vënë në lëvizje policinë britanike, e cila është në kërkim të shoferit që shkaktoi aksidentin që dyshohet se pas identitetit të tij fshihet një shqiptar.

Detajet e reja kanë dalë në dritë pas aksidentit ku ndërroi jetën një 29 vjeçar.

Policia britanike konfirmon se personi i dyshuar me emrin Antonio Russo, mund të jetë shqiptar.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur më 31 gusht në Rajesh Chand, në Soho, në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë britanike, kanë qenë tre makina që po udhëtonin në atë moment, por ka qenë makina e Antonio Russo ajo që dyshohet se ka lënë të vdekur 29 vjeçarin në Rajesh Chand, një Audi A4 S Line Estate, me targë “NJ60 UOX”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky automjet i përket 31-vjeçarit Antonio Russo, banues në Rushall, por që nuk është rënë ende në gjurmët e tij.

Së fundmi, ka qenë detektivi Paul Hughes, i cili ka bërë një apel të fortë për të gjithë ata që kanë informacion apo bien në kontakt me 31-vjeçarin.

“Ky është një hetim i komplikuar dhe unë kërkoj që të kem informacione për çdo skenar të mundshëm. Gjithsesi ‘lajmi i mirë’ është se automjeti që ne kemi identifikuar si përgjegjës për aksidentin është lehtësisht i identifikueshëm pasi e ka të dëmtuar pjesën e përparme. Ju bëj thirrje të gjithë atyre të cilët mund të kenë informacion apo mund të bien në kontakt me të, të lajmërojnë menjëherë policinë.

Hetimet e deritanishme na kanë çuar në përfundimin se personi me mbiemër Russo është i dyshuari kryesor i joni, si shkaktar i vdekjes së 29-vjeçarit. Dyshimet e mia janë se ai është në shtetas shqiptar, por që ka ndërruar identitet”, u shpreh detektivi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Kumbulla fiton “derbin e mbrojtjes” me Dermakun, i largohet fundit

Java e 10-të e Serisë A është hapur sot me një duel mes futbollistëve shqiptarë që janë pjesë e grupit...

Close