X

“Nuk e dija që isha nën hetim, pafajësi për Jorgo Toton”, detaje të reja për Agim Kajmakun. Ç’pritet brenda dhjetë ditësh


Është vërtetuar se kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku nuk ka deklaruar arrestimin në Greqi, si dhe hetimin në vendin fqinj në formularin e dekriminalizimit, siç ka pasur detyrim ta bëjë.

Për arrestimin dhe hetimin në Greqi, Kajmaku ka marrë pafajësinë në shtator 2019, thanë burimet nga Prokuroria për “Panorama”.

“Kajmaku ka pasur detyrimin të deklarojë se është arrestuar në flagrancë dhe nuk e ka bërëe”, tha burimi.

Ky është përfundimi në të cilin ka arritur Prokuroria e Përgjithshme, por nuk dihet ende nëse është regjistruar apo jo procedimi penal për kryebashkiakun.

Ndërkohë shkresa e prokurorisë ka shkuar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Panorama” mëson se ditën e sotme, shkresa ka dalë nga zyra e protokollit. Brenda 10 ditëve do të mblidhet KQZ për të vendosur për mandatin e Kajmakut.

Sakaq, ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku i është drejtuar me një letër Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, ku i vë në dispozicion një dokument të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda të Janinës në Greqisë, sipas të cilës, Jorgo Toto, emri tjetër i Kajmakut është shpallur i pafajshëm.

Kajmaku thotë në letër se nuk e dinte se rezultonte nën ndjekje penale nga ana e autoriteteve greke në vitin 2003, ndaj nuk e ka deklaruar këtë gjë në formularin e dekriminalizimit.

Letra e Kajmakut vjen pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është duke zhvilluar procedurën për verifikimin e subjektit Agim Kajmaku në bazë të ligjit të dekriminalizimit dhe nëse personi është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës.

“Pavarësisht vendimit të pafajësisë së sipërpërshkruar, unë kam kërkuar dhe jam në pritje të të dhënave me shkrim nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Janinë, Greqi për rrethanat e marrjes së ndonjë mase sigurimi apo ndonjë urdhri ndërkombëtar kërkimi me emrin tim për këtë rast dhe në momentin që do t’i administroj, do t’ua vë në dispozicion së bashku me vendimin e plotë të zbardhur të pafajësisë nr. 236, datë 12.09.2019 si edhe do t’i pasqyroj ato edhe në dokumentin përkatës sipas ligjit”, thuhet në letrën që Kajmaku i drejton kryeprokurores në detyrë Arta Marku.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Shqipëria ka vetëm një alternativë”, Basha takon Daniel Serwer: Vendi pret një të nesërme plot shpresë

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me analistin e çështjeve politike të Ballkanit, Daniel Serwer....

Close