

Mbretëria e Bashkuar do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në datën 12 dhjetor. Parlamentarët britanikë kanë mbështetur propozimin e kryeministrit Johnson, për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, me 438 vota pro.
Hera e fundit kur zgjedhjet janë mbajtur në muajin dhejtor në Britani, ka ndodhur në vitin 1923.
Fushata elektorale do të zgjasë për pesë javë, deri në ditën e votimit.
Kryeministri Johnson deklaroi më herët se parlamenti është bërë jofunksional dhe se vendi është paralizuar, ndaj zgjidhja e vetme është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Bashkimi Europian ka rënë dakord që Brexit të shtyhet për në datën 31 Janar 2020.
Do të jetë qeveria e dalë nga zjedhjet e datës 12 dhjetor, e cila do të vijojë procesin për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.
Synimi i kryeministrit Johnson, është sigurimi i një mazhorance që do t’i japë atij mandat, për ta nxjerrë Britaninë sa më parë nga Bashkimi Europian.
Ndërsa lideri i opozitës, Jeremy Corbyn, u shpreh se “këto zgjedhje janë shans që vjen një herë në dekadë, për të transformuar vendin dhe se partia e tij do të zhvillojë fushatën më ambicioze dhe radikale që vendi ka parë ndonjëherë”.
Mbretëria e Bashkuar nuk po gjen paqe, që prej referendumit të vitit 2016, për daljen nga Bashkimi Europian, ngjarje e cila ka sjellë dorëheqje dhe rrëzim të disa qeverive.
/TPZ.al/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Koronavirusi në Shqipëri, katër viktima dhe 292 raste të reja në 24 orët e fundit
Pesë metra borë në provincën lindore të Turqisë
Ndodhej në avion me Navalnyn, gazetarja tregon çfarë ndodhi në momentet e fundit deri në arrestimin e kritikut të Putin
Qeveria “Conte” në rrezik, kryeministri italian përballet me dy votëbesime
Biden do të legalizojë 11 milionë emigrantë
Rënia e shifrave të Covid-19, ministri gjerman i Shëndetësisë: Jemi akoma shumë larg aty ku duam të jemi
Raskin: Presidenti Trump ndoqi në TV sulmin mbi Kapitolin
Rusia dëbon dy diplomatë holandezë
Lini nje Koment