X

Gent Cakaj i “shastis” të gjithë: Negociatat nuk u hapën sepse i plotësuam kushtet…

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, thotë se mos hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk është bërë sepse këto dy vende i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura, ndaj nuk u mor një vendim për asnjërën (?)

Në studion e emisionit “Tempora”, Cakaj tha se vendimi ka lidhje me problemet e brendshme që kanë vendet anëtarë për të ardhmen e Evropës.

Gent Cakaj: Negociatat nuk u hapën për dy arsye, e para sepse realisht vendimi i Këshillit Evropian nuk kishte të bënte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me kundërthëniet e brendshme që ekziston brenda vendeve anëtare për të ardhmen e Evropës.
E dyta sepse të dy vendet kanë plotësuar kushtet dhe si rrjedhojë nuk u mor vendimi për asnjërën.

Ministri sqaroi se kushtet e Bundestagut nuk kanë qenë kushte për çështjen e hapjes së negociatave

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Kujdes me Mini-Shengenin Ballkanik”, Stevo Pendarovski ngre disa pikëpyetje: Jam kundër kësaj ideje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur rezerva sa i përket idesë së Mini-Shengenit Ballkanik. Kreu i shtetit...

Close