X

Petrit Vasili: Të mendojmë si Monika! Blendi Fevziu vizitë në vendin e Nastradinit.

Dy muajt e fundit, shtatori dhe tetori, ishin kaq shumë të ngarkuar, saqë na kanë shpëtuar pa u kapur, dy ngjarje shumë të rëndësishme për rubrikën tonë, po kaq të rëndësishme, “Tej e Këtej”.

Ngjarja më e rëndësishme, ajo e dyta,  ka ndodhur në datën 21 Tetor, në orën 6:26 PM (domethënë mbasdite) dhe ngjarja e parë, me rëndësi jo dhe shumë të madhe, është postuar në datën 14 shtator, në një orë të papërcaktuar.

Le t’i marrim këto dy ngjarje jo me rradhë, por sipas rëndësisë që mbartin.

Siç e theksuam, në datën 21 Tetor, në orën 6:26PM, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një nga prononcimet e shumta  të asaj dite lëshoi edhe një status, ku u bënte thirrje mbarë shqiptarëve, që të mendojnë si Monika (domethënë Monika Kryemadhi) dhe nëse e realizojnë këtë gjë, shqiptarëve jo vetëm do t’ju hapen negociatat, por ne do të pranohemi në Bashkimin Europian dhe ky bashkim nuk do të jetë më një ëndërr.

Ja statusi i plotë i zotni Petrit Vasilit:

Ngjarja e dytë, që edhe kjo, tragjikisht i ka shpëtuar rubrikës tonë, është vizita e gazetarit me famë, jo vetëm Ballkanike, por edhe botnore, Blendi Fevziut, në Uzbekistan.

Në datën 14 Shtator, në një orë të pasaktësuar, Fevziu njofton popullin mbarë, se ka vizituar qytetin e Samarkandit, në Uzbekistan, i njohur si vendi ku ka jetuar Omar Kajami dhe Nastradini.

I pari, Omar Kajami, poet i madh i njohur botërisht, ndërsa i dyti, Nastradin Efendiu, satirist i famshëm. filozof dhe burrë i ditur, i cili vërtet, vendlindjen e ka në fshatin Hortu, Turqia e sotme, por në fakt  pjesën dërrmuese të krijimtarisë e ka zhvilluar në Samarkand, ku shkeli edhe një tjetër figurë po kaq e njohur, i ditëve të sotme, zotni Fevziu.

Këtë njoftim Fevziu e ka bërë të ditur për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, por ne po e bëjmë të ditur edhe për ndjekësit tanë.
Në këtë vizitë, Fevziu ju ka treguar disa qytetrëve në Samarkand, se nga vinte dhe ata menjëherë janë kujtuar për emisionin “Opinion”. Kjo njohje, ka afruar rreth Fevziut edhe kalimtarë të tjerë dhe pikërisht në këto momente, kanë shpërthyer mes njëri tjetrit barcaleta të Nastradinit. Në fillim ishte Fevziu, që u ka treguar atyre tre barcaleta të Nastradin Efendiut, që tregohen gjerësisht në Shqipëri  dhe ata i kanë treguar pesë të tjera, që nuk njihen në vendin tonë.

Ja statusi i Fevziut në datë 14 shtator:


Të nderuar lexues, përfitojmë nga rasti t’ju kërkojmë ndjesë, që ju informuam me kaq vonesë, për statusin e famshëm të Petrit Vasilit, për Monikën dhe vizitën thuajse historike të Fevziut, në vendin e Nastradin Efendiut.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur bën mu* Greqinë: Në Athinë nuk ka grekë, janë arabë, Shqipëria nuk ka kryeministër, le të pëlcasin!

Siç e kemi theksuar vazhdimisht, avokati ynë shumë i njohur dhe shumë i ditur, Spartak Ngjela, vijon luftën dhe goditjen...

Close