X

Partizani mbetet i pari, por me Kukësin i mungon vetëm goli

Partizani ka mbrojtur vendin e parë në renditje përballë Kukësit (-0), në një ndeshje shumë interesante, por ku mungoi vetëm goli. Të kuqtë dominuan duelin me lojë dhe raste, por në fund u desh të kënaqej me një pikë pasi Xhika ishte i pakalueshëm.

Gjatë të gjithë ndeshjes, ishte ekipi kryeqytetas ai që iu afrua më shumë golit duke goditur edhe traversën me Çinarin. Por pavarësisht gjuajtjeve të njëpasnjëshme drejt katërkëndorit të verilindorëve, nuk ia doli që të mposhtte Xhikën e pozicionuar mirë.

Me këtë pikë, Partizani i shkëputet grupit të skuadrave për të marrë i vetëm kreun, por mbi të gjitha mban larg Kukësin që ende nuk arrin të tregojë atë që pritet prej tij edhe pse ka statusin e pretendentit kryesor për titull.

Pas ndeshjes, trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, u shpreh se skuadra e tij nuk duhej të shkëputej me Partizanin, duke shtuar se ky rezultat e kënaq.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Parlamentarët britanikë refuzojnë zgjedhjet e parakohshme, por Johnson nuk dorëzohet, do të provojë sërish

Parlamentarët britanikë kanë refuzuar mbajtjen e zgjedhjevee të parakohshme në 12 dhjetor. Por, duket se kryeministri Johnson nuk ka hequr...

Close