X

Një Opinion si studio psikoanalize!

Nga Sali Berisha

Mbrëmë publiku shqiptar ndoqi një Opinion si asnjë tjetër më parë.

Në meritën e analistëve dhe moderatorit, të cilët me klasin profesional, eprinë kulturore, vetëpërmbajtjen që treguan dhe pyetjet e batutat e tyre u dhanë mundësi shqiptarëve të ndiqnin një seancë treorëshe psikoanalize të papërsëritshme me Edvin Mafinë.

Në këtë seancë ata, ndonëse asnjeri prej tyre nuk ishte psikiatër, arritën mjeshtërisht si psikoanalistë të vërtetë që edhe në lumin e llogaresë së papërmbajtur, me të cilin pacienti i tyre zhurmonte veten e tij, t’u provojnë teleshikuesve si asnjëherë në një studio televizive, paranojën klasike, nga e cila vuan prej dekadash Edvin Kristaq Mafia.

Kështu, gjatë seancës, i sëmuri pohoi madje duke rrahur gjoksin disa herë, sa vijon:

– Ai nuk ndjente dhe nuk kishte asnjë përgjegjësi për bllokimin për vite me rradhë – së fundi de facto, përjashtimin e Shqipërisë – nga procesi i integrimit europian.

– Ai nuk ndjente dhe ai nuk kishte asnjë përgjegjësi për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre

– Ai ishte që nga Ismail Qemali deri sot, kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria dhe e fundit

– Ai, si Zografi bis, kishte hedhur në gjyq, Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn, sepse kishte denoncuar pazarin e tij të fëlliqur me Miladinin shqipfolës dhe padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.

Këto pohime diagnostike tipike për paranojën e degraduar, meritojnë vetëm: No Coment!

Ps: Kaq për seancën, për pas seancën, te Padam një herë tjetër!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BLOG, LAJME
FOTO/ Përplasje mes banorëve dhe punonjësve të IKMT-së në Radhimë

Ka pasur përplasje të ashpra paraditen e sotme mes banorëve të Radhimës dhe punonjësve të IKMT-së, gjatë aksionit për prishjen...

Close