X

FOTO/ E mbytur në luks, Alketa falenderon burrin: Lum unë për të!… Kush është biznesmeni misterioz që s’e nxjerr kurrë


Moderatorja Alketa Vejsiu duket se është lodhur nga rutina e jetës në Tiranë dhe ka vendosur të largohet nga vendi për disa ditë. Për të qetësuar mendjen dhe për të rikuperuar energjitë moderatorja ka shkuar në Marok.

Bashkë më këngëtaren Jonida Maliqi, Alketa ka prenontuar një dhomë në një nga hotelet më luksozë në botë: Four Season.

Sigurisht që edhe Alketa i përmbahet rregullit të artë të blogereve shqiptare, dhe ka hedhur foto pafund nga udhëtimi i ëndrrave. Në njërën prej tyre, një prej ndjekësve i ka komentuar: Ty lumë A… që të ka!

“Edhe unë për të,”-shkruan Alketa duke nënkuptuar se ka qënë edhe bashkëshorti një nga kontribuesit për udhëtimin superluksoz.

Por ka një detaj që gjithmonë ka qënë misterioz për sytë e publikut. Kush është bashkëshorti i Alketa Vejsiut?

Identiteti i bashkëshortit misterioz është Ardi Nelaj, i cili është biznesmen i njohur vlonjat në vendin tonë.

Në qarqet e biznesit ai njihet si një ndër ndërtuesit më të fuqishëm, me shumë ndërtime në “Rrugën e Kosovarëve” pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

Të dy janë në një lidhje prej më shumë se 15 vitesh, dashuri e cila u kurorëzua në martesë madhështore në vitin 2006. Të dy janë prindër të Nicole dhe Lionelit.

Alketa ka refuzuar historikisht ta prezantojë bashkëshortin me publikun, duke u justifikuar me faktin duke thënë se familjen e ka shumë të shenjtë për ta ndarë me publikun.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Ti je bota për mua, kam ëndërruar të kem…”, Armina Mevlani fjalë të ndjera në Instagram, kujt ia dedikon?

Blogerja Armina Mevlani përmes një postimi në Instastory ka shkruar disa fjalë të ndjera. Për kë? Për maçokun e saj,...

Close