X

E veshur si ISIS, Ronela Hajati tregon si përfundoi në polici pas klipit, deklarata për Bin Ladenin” Më shau gjithë Shqipëria

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka përfunduar në polici pas xhirimeve të klipiit të këngës “A don si kjo?”.

E ftuar në emisionin “Soiree”, Hajati ka treguar se ka shkuar në komisariat për shkka të veshjeve që kishin përdorur në klip, që ngjanin me formacionet e ISIS­it, gjë që shkaktoi debat dhe panik asokohe.

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati pesë orë. Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’ Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden.

Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçedurat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë,”- tregoi Ronela.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Victoria Beckahm zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare

Victoria Beckahm zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare me David Beckham. Të martën, manjatja e modës dhe bukurisë, ishte e ftuar...

Close