X

E papritur/ Bora Zemani kërkon të surprizojë të atin, por e tremb atë ‘për vdekje”: Tortura që i kisha bërë vetes…


Bora Zemani ka dashur së fundmi të surprizojë të atij e saj por nuk ia ka dalë.

Moderatorja ka bërë një tatuazh gradën e fundit të kolonelit që babai i saj e ka mbajtur në 30 vite pune si oficer i Forcave të Armatosura. Mirëpo, ky detaj në dukje i bukur, nuk është pritur mirë nga i ati i moderatores.

“Surpriza ime për babin. Grada e Kolonelit (grada e fundit që ai mbajti në 30 vite punë si oficer aktiv i Forcave të Armatosura shqiptare). Tani do të jetë në supin tim përjetë. Një tatuazh i vogël, me kuptim të madh për mua. Të dua ba’.

Jam me fat që të kam dhe ndihem krenare që jam bija jote. Shpirt i bukur. P.s Suprizën nuk e priti edhe aq mirë.

Në fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura që i kisha bërë vetes e që kushedi kur shërohej ajo plagë e madhe gjithë gjak. Pastaj kuptoi që ishte tatuazh me ngjyrë të kuqe dhe më në fund, e shijoi surprizën”,-shkruan Bora në Instagram.

Bora Zemani tashmë është n¡ një lidhje me Donald Veshajn, pas ndarjes nga ish-burri i saj me të cilin ka një djalë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Pas divorcit, Nora dhe Roberti rikthehen bashkë? Video nga Shkupi që po i çudit të gjithë

Pak muaj më parë doli lajmi i bujshëm se Nora Istrefi ishte ndarë nga burri i saj, Robert Berisha. Vetëm...

Close