X

Ambasadorët që hapën vjet negociatat, dorëzojnë dekoratat, ja kujt i jepen tani ato

Hapja dhe mbyllja, mbyllja dhe hapja e negociatave, në këto tre vitet e fundit, me Bashkimin Evropian, që Edi Rama e bën çdo vit, këtë herë, përveç sharjes së Macronit dhe gruas së tij, përveç fyerjes së Hollandës dhe klithmave të mëdha të aktorit Leart Vasili, me famë të madhe në Google, nxorri në pah edhe një shqetësim tjetër të madh.

Gjatë hapjes së negociatave, që Edi Rama bëri vitin e kaluar, për ta bërë këtë hapje sa më të madhe dhe sa më ceremoniale, por edhe shuplakën, sa më të rëndë, për faqet e buta dhe të rrumbullta të Lulzim Bashës, dekoroi me medaljen e mirënjohjes së kryeministrit (medalje e shpikur prej tij) katër ambasadorë me rëndësi vitale për fatet e negociatave dhe hapjen e tyre.

Konkretisht, katër ambasadorët, që Rama iu dorëzoi dekoratën e naltë, me motivacionin e qartë, si hapës negociatash, janë:

Adia Sakiqi – Ambasadore në Hollandë

Suela Janina – Ambasadore në BE

Artur Kuko – Ambasador në Gjermani

Dritan Tola – Ambasador në Francë

– Më e rëndësishme, – theksoi Rama në atë kohë, është Adia Sakiqi, e cila bëri të pamundurën, duke i mbushur mendjen edhe Hollandës për hapjen e negociatave.

Sot, kur negociatat u mbyllën pa afat dhe nuk dihet nëse do të hapen ndonjëherë, ambasadorët nëpërmjet një letre, drejtuar Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Shkëlqesisë së tij, zotit Gent Cakaj, kërkuan të dinin se ç’duhet të bënin dhe a  duhet t’i kthejnë dekoratat mbrapsht.

– Me sa kam lexuar, edhe në librat e Kadaresë, thuhet se mirënjohja nuk kthehet, – tha ministri, por për të qenë brenda,  po pyes njëherë vëllaun tim të madh, Baton Haxhiun, që më ka ulur në këtë karrike.

Menjëherë shkëlqesia e tij, Cakaj, i telefonoi Batonit dhe i bëri pyetjen përkatëse.

– Mos më çaj by*** bre, edhe ti më duhesh tani, pyet atë lart, se nuk jam kryeministër unë!

Përgjigja e ashpër e Batonit, e detyroi shkëlqesinë e tij, që të hedhë hapin e madh dhe të guxojë t’i dërgojë mesazh personalisht Edi Ramës, duke e  pyetur se çfarë duhet bërë me katër dekoratat e ambasadorëve, që hapën negociatat vitin e kaluar.

– Merri dhe dorëzoja Elisës, në këto raste vetëm ajo e di ç’duhet bërë, – ia ktheu mesazhin Rama.

Elisa Spiropali, sapo mori vesh që ambasadorët dorëzuan dekoratat, bëri një listë të re për rishpërndarjen e tyre, por me motivacion të ri, tashmë në shenjë mirënjohje për ata që kishin sharë me rrënjë, me degë dhe nga gruaja, presidentin e Francës, Macron.

Katër dekoratat, Elisa i shpërndau në këtë mënyrë; Të parën ia dorëzoi gazetarit Dritan Hila, të dytën s’kishte si të ndodhte ndryshe, gazetarit Sokol Balla dhe të tretën Laert Vasilit, që do t’ja jepte menjëherë Googlit.

Dekoratën e katërt, duke e ditur mirënjohjen që ka kryeministri për vetë Elisën, në vend që t’ja jepte atij që i takonte, Fred Pezës, e mbajti për vete, duke shtuar në këtë mënyrë, një aset më shumë në koleksionin e objekteve të çmuara, që Rama i ka dhuruar asaj herë pas here.

PS. Meqenëse rindarja e sotme e dekoratave nuk u bë me ceremoni, po ju paraqitim me video, ceremoninë e ndarjes së dekoratave, vitin e kaluar:

/TPZ.al/Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ, VIDEO
Avokati i ditur Ngjela: Amerika të izolojë urgjent Berishën, Ramën dhe Metën! Nesër, të flaket barbari Gent Ibrahimi!

Brenda 24 orësh, avokati ynë, siç dihet edhe shumë i mençur, njëkohësisht edhe shumë i ditur, për shkak të intensitetit...

Close