X

Tre kile kanabis, arrestohet 28 vjeçari në Përmet


Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet 3 kg e 200 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D.D., 28 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, pasi:

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij, u gjet 3 kg e 200 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
‘Qepeni!’, Manjani: Rilindasit lumë fekalesh, Macron tha të vërteta që dhembin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dalë në mbrojtje presidentit Emannuele Macron në lidhje me qëndrimin e Francës dje...

Close