X

Lihen në burg ‘i forti’ i Selenicës dhe vëllai tij, zbardhet dëshmia: S’kam gjobitur dajën, i mora 100 mijë euro se më takonin


Në masa të rrepta sigurie, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Tesilvan Bashon dhe vëllain e tij Satilno Bashon.

Seanca për dy vëllezërit është zhvilluar e ndarë, Tesilvani në Gjykatën e Vlorës nën masa të rrepta sigurie, ndaj të cilit është caktuar ‘arrest me burg’ me qëllim ekstradimi pasi ishte në kërkim nga Italia, e ndërsa për Satilnon në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, me akuzën e ‘shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie’.

Vëllai i Tesilvan Bashos u a rrestua pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës, me akuzën e shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie.

Prokurori Anton Martini kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij me akuzën e shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie.

Prokuroria argumentoi se në sajë të kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale S.H., se Tesi Basho i ka bëre presion atij për t’i dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë. Gjykata e pranoi kërkesën e Prokurorit!

Dy vëllezërit Basho dhe biznesmeni kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin, më konkretisht biznesmeni është daja i mamasë së dy vëllezërve. Ndërkohë kjo gjë u hodh poshtë nga i arrestuari, Satilno Basho, i cili tha gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori.
“Nuk kam lidhje me këtë akuzë.

Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë “pse më fut mua në këtë mesele”.

Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë “nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti s’ke lidhje me këtë gjë. Më pas ky konflikt pronësie u zgjidh mes familjeve tona”, tha Satilno Basho në gjykatë.

Kurse avokati i tij mbrojtës teksa kërkoi pushimin e çështjes u shpreh: “Nuk është gjobëvënie. Biznesmeni ka zënë tokën e këtyre dhe ai ka paguar pronën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme. Presim vendimin, është fillimi i hetimeve. Unë nuk e njoh biznesmenin që thuhet se ka mashtruar klienti im dhe vëllai i tij. Klienti im shprehet se e ka familjarë.”

Tesilvan Basho u arrestua së bashku me të vëllanë e tij Satilnon pas ditë më parë.

Ai është arratisur nga burgu në Itali në vitin 2016, bashkë me dy persona të tjerë Mikel Hasanbellin dhe Ilir Peren, teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vajzave të cilat ushtronin prostitucion.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Ka sjellë vetëm shkatërrim e rrënim,” Vasili: Edi Rama, zero reforma në kohën e kryeministrit të dështuar

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama në krye të qeverisë...

Close