X

A do të japë dorëheqjen Zaevi? Opozita nuk tërheq kërkesën për largim. Kryeministri do ti drejtohet popullit


Mediat italiane paralajmëruan përpara një dite se kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pritet të japë dorëheqje, pasi Këshilli Europian nuk hapi negociatat me vendin ballkanik.

Menjëherë pas këtij lajmi në mediat italiane, edhe mediat në Maqedoninë e Veriut japin sinjale se Zaev mund të dorëhiqet. Qeveria e shtetit tonë fqinj me anë të një komunikate për mediat ka bërë me dije lëvizjet e fundit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
“Kryeministri Zoran Zaev komunikoi edhe me kryeministrat e Gjermanisë, Suedisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Maltës dhe liderë të tjerë evropianë, përfshirë edhe me eurokomisionerit Johanes Han.

Nga të gjithë liderët evropianë arritën porosi të qarta me mbështetje që shteti të vazhdojë në rrugën në të cilën është nisur, të vazhdojë me reformat dhe integrimet”, kanë thënë burime qeveritare të Shkupit për MIA-n.

Siç thonë nga qeveria e Shkupit, të gjithë i njohën hapat të cilat i ndërmori Maqedonia e Veriut dhe se vendi dhe qytetarët janë plotësisht të përgatitur, por se disa vende të BE-së nuk janë të përgatitura.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqarojnë se vijojnë konsultimet në nivele të ndryshme, në lidhje me hapat e ardhshëm të cilat do të ndërmerren pas takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Vendimet sillen vetëm sipas interesave më të larta të shtetit dhe të qytetarëve. Sapo të ketë vendime të njëjtat menjëherë do të thuhen para opinionit”, thonë nga Qeveria.

Ndërkaq, partia më e madhe opozitare në vend VMRO DPMNE me anë të një deklarate për mediat ka kërkuar dorëheqjen e Zaev, pasi ai dështoi t’i sigurojë vendit hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Mjaft me gënjeshtra, mjaft me manipulime, Zoran Zaev duhet menjëherë të jep dorëheqje. Evropa i ka thënë jo krimit, korrupsionit dhe zhvatjes, ndërsa qytetarët janë viktimë e Zoran Zaevit.

Kjo disfatë është e Zoran Zaevit dhe politikave të LSDM-së, jo edhe e popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Populli ynë jeton me vështirësi, mbi 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri, krimi mbretëron në Maqedoni.

Heqja dorë nga emri, identiteti, gjuha dhe historia nuk janë vlera evropiane, dhe se nevojiten reforma, të cilat VMRO-DPMNE-ja do t’i propozojë periudhën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Pas këtyre lajmeve dhe deklaratave, vetë Zaev pritet që të dalë në konferencë për mediat në orën 12.00, ku do të mbajë fjalim pas vendimit të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Gjykata lë në burg xhaxhain e vëllezërve Kusi, iu gjet armë në banesë

Gjykata e Tiranës ka dhënë arrest me burg për Lulzim Kusim për armëmbajtje pa leje. Kusi është xhaxhi i Griseldin...

Close