X

Negociatat, Macron: Shqipëria nuk e ka bërë ende progresin e duhur, ka ende probleme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një konferencë shtypi nga Brukseli, shpjegoi pse e ka kundërshtuar hapjen e negociatave pë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Macron tha: “Ka pasur një diskutim të gjatë lidhur me procesin e zgjerimit. Ka qenë një nga temat kryesore. Dua të besoj për një Evropë të përgjegjshme. Shqipëria po kalon nëpër disa reforma të mëdha. Të gjitha këto reforma në emër të vendit të tyre. Ne në fakt e pranojmë që është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është bërë ende. Ka ende disa situata që nuk janë të kontrolluara, ka ende probleme me emigrimin.

Diskutimi im ishte i dobishëm veçanërisht për vizionin e Evropës. Në fakt BE ka disa probleme të brendshme, por para se të ndodhë procesi i zgjerimit ka nevojë për reformim të brendshëm.

Në fakt dihet që nëse nuk i hapim dyert, ndoshta nuk do të ketë përpjekje, por kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona.

Nëse do të vijojmë me reformat tona, mund të vazhdojmë me procesin e zgjerimit, sepse nuk mjafton vetëm hapja e dyerve. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende që duan të bëhen pjesë e BE-së.

Duhet t’i shohim këto vende që janë në proces . Duhen parë hapat e mëtejshëm se çfarë duhet të bëjmë me këtë axhendë. Në momentin që do të hapim dyert, mund të na fajësojnë edhe ne lidhur me këtë. Duhet të reformojmë Evropën, na duhet një tjetër proces zgjerimi, besueshmëri, strategji.”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, LAJME
Negociatat/ Hahn: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është e dy vendeve, ishte BE që s’mbajti premtimin për shkak të problemeve të brendshme

Komisionieri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerim, Johannes Hahn, me anë të një postimi nëTëitter shkruan se...

Close