X

Kunati i vrasësit dhe trafikantit të kokainës, kush është biznesmeni që i vunë tritol në “Benz-in” luksoz

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Siri Kodra”, ku shpërtheu me eksploziv mjeti luksoz tip “Benz”, me targa gjermane, i shtetasit Artion Bylyku.

Por, kush është Artion Bylyku?

50-vjeçari rezulton të jetë tregtar makinash. Bylyku është kunati i “të fortit” të Tiranës, Domart Konjari, pra është i martuar me motrën e këtij të fundit. Dihet që Konjari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë franceze.

Domart Konjari është në arrati ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”.

Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze, por pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj tij, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”. Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim.

Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani. Ai akuzohet për disa vrasje dhe për trafik ndërkombëtar kokaine. Vrasja më e fundit, e cila dyshohet se është porositur nga Konjari, është ajo e Devi Kasmit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Jo” e BE, Merkel në konferencë: Iu kthye shpina Shqipërisë dhe Maqedonisë, në një pikë e mbështes Macron

Kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka deklaruar në një konferencë për shtyp nga Brukseli, se vendi i saj dëshiron që...

Close