X

“Jo” e BE, Merkel në konferencë: Iu kthye shpina Shqipërisë dhe Maqedonisë, në një pikë e mbështes Macron

Kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka deklaruar në një konferencë për shtyp nga Brukseli, se vendi i saj dëshiron që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, Merkel deklaroi se tashmë BE i ka kthyer shpinën këtyre dy vendeve, pasi janë disa vende që kanë rezerva për hapjen e negociatave.

“I është kthyer shpina Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë disa vende që kanë rezerva për hapjen e negociatave. Ne e kemi diskutuar këtë, problemi është se si do të jetë efekti, nëse hapen negociatat. Patjetër, që do të zhgënjehen si kryeministri i Maqedonisë, ashtu edhe ai i Shqipërisë. Unë e mbështes në një pikë presidentit Macron, sa i përket procesit të zgjerimit, që duhet reformuar.

Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë. Gjermania dëshiron që të hapen negociatat. M e Veriut ka bërë shumë, sa i përket hapjes së negociatave, ndryshimi i emrit, ka qenë një progres i madh në këtë vend, por edhe Shqipëria ka bërë progres. Vazhdoj të mendoj se Shqipëria ka bërë shumë, por nuk na ka bërë ende sa të marrim një vendim unanim. Ka pas ndasi sa i përket një vendimi të përbashkët.

Ata duhet të përballen me disa kushte që në kemi vendosur. Në Shqipëri vijon të ketë problem përfshi këtu edhe emigrimin. Megjithatë Shqipëria ka bërë maksimumin sa i përket emigracionit. Kur bëjmë premtime patjetër që duhet t’i mbajmë ato, dhe do i kthejmë shpinën. Janë disa faza sa i përket anëtarësimit. Dua vërtet të bëhen anëtare të BE. Nuk kemi bërë një votim, në rastin e Shqipërisë pati disa vende kundër”, tha Merkel.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Jorida Tabaku: Këto janë kushtet “Rama”. Shqipëria mbahet peng nga Edi Rama

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi vendimin e BE për të mos nisur negociatat me Shqipërinë. Ajo tha gjatë...

Close