X

Detaje nga shpërthimi me tritol në Tiranë, policia zbulon shënjeshtrën e atentatit (Emri)



Nje sasi lende plasese ka shperthyer ne nje mjet ne kryeqytet kete mengjes, duke krijuar panik ne rrugen e mbushur plot me njerez qe ne ate orar shkojne ne pune apo cojne femijet ne kopshte e shkolla.

Policia e Tiranës ne nje informacion paraprak ben me dije se rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit Artion Bylyku dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Mësohet se lënda plasese ka shperthyer sapo eshte shtypur pulti per te hapur automjetin nga pronari i saj.

Ne vendngjarje u krye edhe shperthimi i kontrolluar dhe raportohet se ka qene nje sasi e vogel lende plasese. Dyshimet e para jane se kjo ngjarje ka qene si nje paralajmerim per pronarin e mjetit, raportoi gazetari i News24.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Analiza e “DW”: Macron ka ardhur disi i fyer në Bruksel, konflikt me Merkel apo BE? Vendimi për Shqipërinë

Pavarësisht dakordësimit me Londrën për Brexit-tn, samiti i BE-së (17.- 18.10) ka ende tema të hapura si politika e personelit,...

Close