X

Policia dhe IKMT sërish në Shkozë, banorët kundërshtojnë prishjen e shtëpive


Policia ka mësyrë me forca të shuma mëngjesin e sotëm në Shkozë, ku IKMT ka dërguar fadromat për të prishur tre shtëpi që kalojnë në gjurmën ku do të ndërtohet Loti III i Unazës Lindore të Tiranës.

Njësoj si dje, banorët e zonës janë ngritur në protestë për të mos lejuar shembjen e banesave pa u kompensuar nga shteti.

Policia iu ka kërkuar që dje banorëve të boshatisin shtëpitë nga orenditë, por ata kanë kundërshtuar sidomos për padrejtësinë që thanë se u bëhet, pasi një pjesë ishin legalizuar dhe kompensuar, kurse ata jo.

Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi ka shkuar në mbështetje të familjeve që mbeten pa strehim.

Edhe më 7 tetor, IKMT e mbështetur nga Policia ka shembur objekte në këtë zonë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Borxhi i Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës arrin në miliarda euro, zbulohet shifra e frikshme

Shteti i Serbisë vazhdon t’i ketë borxhe të mëdha shtetit të Kosovës. Ky shtet borxhe ka edhe ndajë pensionistëve kosovarë...

Close