X

FOTO GALERI/ “Kisha e kockave” ne Republikën Çeke ndalon selfie-t nga vizitorë

Kisha e ndodhur në një qytezë të Republikës Ceke, “Sedlec Ossuary” është bërë një ndër atraksionet e preferuara të vizitorëve në mbarë botën.

Kjo kishëz, e ndodhur poshtë “The Church of All Saints”, afërasisht 45 milie jashtë Pragës, njihet si “Kisha e Kockave” për shkak te dekorit unik që ofron. Kockat e gjetura të pothuajse 60,000 skeleteve janë përdorur për të dekoruar elemente. Dekori I brendshëm I veçantë dhe tepër I rrallë ka tërhequr vëmendjen e turistëve në mbarë botën duke I bërë të duan me patjetër ta vizitojnë atë. Radka Krejčí, drejtor I famullit të Sedlec, deklaroi në mediat Çeke që fotografitë do të jenë rreptësisht të kontrolluara duke filluar që nga viti 2020.

“Ne besojmë që vizitorët tanë do ta rrespektojnë këtë vendim të marrë dhe në të njëjtën kohë do të kuptojnë arsyet që na shtynë të ndermarim këtë hap”- tha ajo. Sipas Krejčí, në vitin 2017 numri I vizitorëve kaloi gjysmë milioni, një numër ky që pritet të rritet. Fotografimi lejohet vetëm në disa zona.

Vizitorët që dëshirojnë të bëjnë një foto në këtë kishë u duhet të marrin leje 3 ditë përpara. Ajo çka ka sjellë probleme dhe që çuan në marrjen e këtij vendimi ishte epidemia e fotove të ashtuquajtura të papërshtatshme.

Pavarësisht tabelave të shumta në gjuhë të ndryshme që u kërkojnë vizitorëve të tregohen të edukuar e të sjellshëm dhe u kujtojnë se skeletet në fund të fundit janë trupa të vdekur, turistë të ndryshëm kanë lëvizur kockat nga muret, kanë prekur e puthur skeletet, u kanë vendosur syze nëpër foto të ndryshme duke krijuar situatë qesharake por në fakt duke mos treguar aspak rrespekt. Për këtë arsye ky ndalim është tepër I domosdoshëm, duke qenë se “Kunta Hora” është një qytezë historike dhe mbrohet nga UNESCO.

Përshtati në shqip: Fjona Shehu

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Array
(
    [ids] => 316463,316464,316465,316466,316467,316468,316469
    [src] => Array
        (
        )

)
More in LIFESTYLE, Magazine
Njollë në pantallona dhe zhinxhir i hapur/ Deputeti “kapet mat” para Kuvendit

Një foto e deputetit socialist, Spartak Braho para seancës së sotme plenare, po qarkullon në rrjet. Braho, i cilin sot...

Close