X

Greqi, heroinë e kokainë nga Shqipëria, shkatërrohet banda e shqiptarëve që bënte ‘namin’


Së fundmi Policia greke në Selanik ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës nga Shqipëria, ku janë arrestuar pesë persona, mes tyre e koka e grupit, një 41-vjeçar.

Mediat greke shkruajnë se banda e përbërë nga gjashtë shqiptarë dhe një shtetas grek, merrej me trafikun e marijuanës, heroinës dhe kokainës nga Shqipëria.

Deri më tani ende nuk dihen emrat e anëtarëve të bandës por mësohet se janë të moshës nga 19-29 vjeç.

Ndërkohë, policia greke ka sekuestruar 9 kg e 145 gram marijuane, 6 kg e 306 gram heroinë, 94 gram kokainë, 2 kg e 180 gram përzierës, 1 pistoletë me krehër me 7 fishekë, 5 fishekë, 1 peshore, 4500 euro dhe disa celularë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rama pretendon se arti dhe politika e Handkes nuk mund të ndahen – Po arti dhe politika e tij?

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Kryeministri Edi Rama u përfshi në diskutimet e shumta për çmimin Nobel në Letërsi të dhënë...

Close