X

Kryemadhi ‘sulmon’ Veliajn: Mbushi kutitë në mënyrë makabre, cila është plaga më e madhe e tij


Monika Kryemadhi ka akuzuar hapur kryebashkiakun Erion Veliaj kur tha se mendon 24 orë të ditës për pushtetin e tij personal, ndërsa theksoi se plaga më e madhe e tij është ajo çfarë vendosën qytetarët me 30 Qershor.

Kryetarja e LSI-së u tregua më e ashpër në vijim të intervistës për emisionin “Aktualitet” në Fax News, kur tha se Veliaj i ka mbushur kutitë e votimit me vota në rrethinat e Tiranës, pas bojkotimit të zgjedhjeve nga qytetarët.

“Nëse Edi Rama mendon për të bërë keq, për të vjedhur 60 minuta të ditës, Veliaj në 24 orë të ditës mendon për pushtetin e tij personal në mënyrë më të tmerrshme. Sepse historia e Teatrit ka nisur me Erion Veliajn. Që të marrësh Teatrin duhet të marrësh vendimin e Bashkisë. Plagën më të madhe Erion Veliaj nuk e ka marrë nga ne, por me 30 Qershor, ku janë mbushur kutitë e votimit në rrethinat e Tiranës në mënyrën më makabre. Ai e di se tanimë pavarësisht daljes masive në television qytetarët nuk e duan. Nuk e mohoj se e ka kthyer kryeqytetin nga një plan për pyll orbital në pyll pallatesh dhe beton”, tha Kryemadhi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Çifti në Vlorë bën “kërdinë” duke vjedhur në argjendari pa pikë shqetësimi

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar një çift hajdutësh në Vlorë. Videoja tregon momentin kur çifti vjedh pa “iu dridhur qerpiku”...

Close