X

E vërteta e sherrit/ E rrahu Oriola dhe Kejvina, Einxhel Shkira tregon si e ‘sqaruan’ modelet: Isha një kundër dy. Kthella poston video si ‘Criminal’



Një konflikt fizik ka “tronditur” botën gjithë shkëlqim dhe xixa të shoëbizit shqiptar. Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy modelet Kejvina Kthjella dhe Oriola Marashi janë konfliktuar fizikisht me moderatoren Einxhel Shkira.

Gjithë historia nisi pas disa batuave që Shkria bëri për modelen Kejvina Kthella pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës tek “Dance with me”.

Ishin modelet Marashi dhe Kthella ato që shkuan poshtë shtëpisë së moderatores për ta “sqaruar”, por debati degradoi në sherr fizik. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Einxhieli është parë në rrugë nga patrulla e policisë, duke vendosur që të bëjë edhe denoncimin.

E kontaktuar nga Anabel.al, Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola thjesht kishte ardhur si “mbështetje” për shoqen e saj.

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën,” tha Shkira.

Edhe pse lajmi i zënies së tyre mori dhenë, Einxhëli vazhdon jetën duke postuar pamje nga shtëpia e saj dhe dedikimeve të fansave.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Agnesa Vuthaj flet për defektin në pamjen e saj: Nëse do e operoja mbase do gjeja edhe burrë

Modelja bukuroshe kosovare, Agnesa Vuthaj, ka qënë e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, me gazetarën Bieta Sulo, ku ka...

Close