X

Rrahu nusen e vëllait, pranga 45-vjeçares. Motra e saj i nxjerr armën kunatës


Një sherr mes femrave të një familje, ka çuar në pranga një 45-vjeçare në Dibër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet Sh.D., akuzohet se për motive të dobëta ka rrahur kunatën e saj, shtetasen me inicialet A.D., 28 vjeçe, (nusen e vëllait), konflikt në të cilin është përfshirë edhe motra e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe. Të njëjtat burime sqarojnë se po procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasja me inicialet Z.M., 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).

Kjo e fundit ka kanosur me armë gjahu, pa fishek kunatën e sa, ndërkohë që në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

Mësohet se arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Mbledhja e ministrave të jashtëm të BE, Stef Blok: Shqipëria ka shumë punë për të bërë

Ministri i punëve të jashtme Stef Blok ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE se...

Close