X

Mbretërit e rinj të Romës’/ Gazeta italiane: Narko-trafikantët shqiptarë, trashëgimtarët e ‘Senese’ dhe ‘Casamonica’

Narkotrafikantët shqiptarë janë “padronët e rinj” që komandojnë Romën e kontrollojnë trafikun e drogës në këtë territor.

E përditshmja italiane “Il Fatto Quotidiano” ka publikuar gjatë ditëve të fundit një dossier investigativ mbi bandat e grupet kriminale që kontrollojnë botën e krimit në kryeqytetin italian, Romë.

LEXO EDHE:
VIDEO/ Si bëhet organizimi i prostitucionit në Korçë, kamera e fshehtë zbulon ‘pazarin’
Nën titullin “Mbretërit e rinj të drogës”; narkotrafikantët shqiptarë e trashëgimtarët e familjeve Senesse&Casamonica”, media prestigjoze përtej Adriatikut, shkruan se, për të arritur deri tek “mbretërit e rinj të Romës” duhet të ndjekësh pistën e kokainës.

“Padronët e rinj të padiskuetueshëm të drogës janë shqiptarët. Dikur quheshin “bateria e Ponte Milvios” në raporte mjaft të mira me klanin fashist të Massimo Carminatit (Banda della Magliana), me familjen kamorriste Senesse e me Diabolik, tifozi ultras i skuadrës së Lazios i ekzekutuar vetëm pak javë më parë në një park në periferi të Romës.

Ndërsa sot shqiptarët menaxhojnë trafikun e pluhurit të bardhë në qytet. Pjesa më e madhe e trafikantëve romanë, u drejtohet atyre për të blerë kokainë me një çmim të pamposhtur për lëverdinë që sjell, 28 mijë euro për kilogramë.

Ngarkesat me drogë quhen “birra” e transportohen të fshehura në dysheme automjetesh të modifikuara enkas. Në çdo udhëtim nga Roterdami transportohen nga 20 deri në 30 kg kokainë. Në vitin 2018, Policia ka sekuestruar në Romë, 572 kg kokainë e biznesi i përfitimit nga trafikimi i saj është milionarë”, shkruan “Il Fatto Quotidiano”.

Organizimi i aktivitetit kriminal të shqiptarëve në Romë. Kush janë krerët e tyre?

Sipas medias italiane, aktiviteti kriminal i shqiptarëve në Romë është organizuar në 4-5 grupime kryesore, mes të cilëve shquhen disa figura karizmatike siç ishte Dorian Petoku, i arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit “Brasile Low cost”, me akuzën e trafikut të drogës nga Amerkia Latine. Emri i tij është përfshirë dhe në operacionin “Luciferi 2017”, i ekzekutuar vetëm pak javë më parë në Itali.

Dorian Petoku, që pritet të ekstradohet së shpejti në Itali, është kushëriri i Arben Zogut, i njohur me nofkën “Rikardino” e mik i ultrasit lacial Diabolik i ekzekutuar në një park të Romës.

Për antimafian italiane, “Rikardino” (Arben Zogu) është mik i ngushtë me një nga bosët e mafias kalabreze “Ndrangheta”, Roco Belloco.

Sipas investigimit, pika e forcës së shqiptarëve është se ata vetë qëndrojnë larg trafikut të drogës, shqiptarët nuk e prekin me dorë “birrat” (mallin) por e menaxhojnë përmes korrierëve, që shpesh janë të rinjë në moshë o persona të dëshpëruar që kanë nevojë për para. Shqiptarët nuk kontrollojnë territore o sheshe shitje, nuk u intereson një gjë e tillë.

Një tjetër emër që spikat në klanin e shqiptarëve është një 37 vjeçar me emrin Jimmi, personazh i rëndësishmë në menaxhimin e trafikut të drogës në qytet, per të cilin ka shumë pak informacion.

Edhe pse lëvizin në mënyrë të padukshme, shqiptarët kanë një pikë të dobët, ndaj të cilës nuk heqin dorë kurrë; shqiptarëve u përlqen lluksi, makinat e mëdha fuoriseire (prodhime jashtë serie) që bien lehtë në sy.

Artikulli analizon gjithashtu dhe aktivitetin e dy grupeve të tjera kriminale që veprojnë në Romë, Senese e Casamonica që sundojnë në territorin lindor të qytetit.

https://www.ilfattoquotidiano.it/in-edicola/articoli/2019/10/01/i-nuovi-re-di-roma-narco-albanesi-e-eredi-senesecasamonica/5488784/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kryemadhi për Ditmir Bushatin: E kam marr vetë nga bankat e ‘Petro Ninit’ dhe e futa në PS

“Se mohoj dot që s’është socialist Ditmir Bushati se e kam marr vetë.” Kështu u shpreh Monika Kryemadhi mbrëmjen e...

Close