X

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshohen drejtuesit në Shkodër, Berat e Mirditë


Lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit. “BalkanWeb” raporton se me firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu janë bërë ndryshime në Policinë e Shkodrës, Beratit dhe Mirditës.

Shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Lorenc Meta është emëruar Zëvendës drejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Skënder Hita, që ishte zëvendës drejtor në Shkodër është bërë zëvendës drejtor në Gjirokastër.

Ilir Dedja është emëruar shef i Komisariatit në Shkodër. Alfred Cenaj është vendosur shef i komisariatit Berat. Më parë Cenaj mbante detyrën e shefit të komisariatit të Mirditës.

Ermal Lulaj emërohet Shef Komisariati në Skrapar, ndërsa Naim Lala emërohet shef i komisariatit Mirditë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shefja e ODIHR kthehet në Tiranë. Takim me Bashën dhe Kryemadhin. Ja axhenda

Pas raportit të ashpër për votimet e 30 qershorit, Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Adry Glover do të...

Close