X

Koço Kokëdhima zbulon bisedën e fshehtë Rama-Mitsotakis në New York, çfarë u diskutua?

Koco Kokëdhima ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano. Kokëdhima tha se Shqipëria është drejt tkurrjes dhe drejt shkatërrimit e rrënimit ekonomik. “Shqipëria nuk është një vend si gjithë të tjerët, sepse këtu ikin të gjithë të aftët, pasi këtu nuk gjejnë asnjë shpresë, dhe ndihen të tepërt, një realitet dramatik”, u shpreh Kokëdhima.

Por Kokëdhima gjatë bisedës me gazetarin Nano, ka deklaruar se kryeministri Rama, ndërsa zhvillonte takimet e tij në Kombet e Bashkuara, ku mes të cilave ka qenë edhe takimi i zhvilluar me kryeministrin grek, Kyriakos Micotaqis, i ka ofruar këtij të fundit kompromise, por që nuk është bërë transparente asnjëherë.

“Rama i paska propozuar Micatoqisit një kompromis, por ne nuk e dimë kompromisin që i ka propozuar, se ky zotëria i ka sekretet e veta këto. Por ne e dimë që ata kërkojnë 2 çështje: E para: Të njihet e drejta e minoritetit grek në Himarë dhe në Shqipëri që të vetdeklarojë kombësinë. Për partinë “Zgjidhja” kjo gjë nuk do të lejohet të ndodhë asnjëherë. Çështjen e kombësisë ne e kemi te qartë, se si ka funksionuar këto 30 vjet. Ne nuk mund të lejojmë që në Shqipëri të nënshkruajnë, me vetdeklarimet e tyre, se shqiptarët janë grek. Të shkojnë në gjykatë dhe të vërtetojnë që janë grekë. Njerëzit ndërruan fenë dhe kombësinë e tyre, për bukën e gojës, dhe tani ne duhet ti regjistrojmë si grekë?! Ne nuk do ti bashkohemi asnjë presioni,    që synon të rrisë artificialisht kombësinë, numrin e minoritarëve të sajuar grekë, me shqiptarë të konvertuar. Këto nuk janë çështje, që duhet të tregohemi modern, por çështje që duhen parë interesat e Shqipërisë. Sot partia “Zgjidhja” i ka kërkuar kryeministrit të bëjë transparente, se çfarë kompromisi i ka ofruar kryeministrit Greqisë, si për çështjen e vetdeklarimit të kombësisë se të ashtuquajturve grekë në Himarë dhe zona të tjera, ashtu dhe për çështjen e kufirit detar, e cila ishte çështja e dytë për të cilin kishin biseduar”, u shpreh Kokëdhima./abcnews.al

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
E dhimbshme! E mitura në Korçë shet trupin për të mbajtur familjen: Kam një bebe 6-muajshe

I infiltruari i emisionit “Stop” takon një 16-vjeçare në Korçë dhe bëjnë pazar për tarifat e shërbimeve seksuale. Ata bien...

Close