X

Frymë bashkëpunimi mes VV-LDK? Kurti: Të destinuar për ta formuar qeverinë e re

“Ka frymë mirëkuptimi, ka frymë bashkëpunimi. Lëvizja VV dhe LDK janë të destinuara për ta formuar qeverinë e re me një koalicion të përbashkët”, – kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë në emisionin “Tempora”, në RTV Ora.

Kurti u shpreh se këtë javë koalicioni do të ketë takime për të përcaktuar ndarjen e përgjegjësive dhe funksioneve në qeverinë e re.

Si është fryma e koalicionit? A ka mirkuptim?

Ka frymë mirëkuptimi, ka frymë bashkëpunimi. Lëvizja VV dhe LDK janë të destinuara për ta formuar qeverinë e re me një koalicion të përbashkët. Këtë gjë në fakt e ka vendosur populli i Kosovës, i cili votoi për ndryshim dhe jo vetëm kaq, por votoi që këtij ndryshimi ti prijë VV. Do dëshiroja që kjo të shkonte më shpejt, por këtë javë do ta kemi takimin në njërën anë për të harmonizuar programin dhe projektet e përbashkëta dhe në anën tjetër për të përcaktuar ndarjen e përgjegjësive dhe funksioneve në qeverinë e re.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Mbretërit e rinj të Romës’/ Gazeta italiane: Narko-trafikantët shqiptarë, trashëgimtarët e ‘Senese’ dhe ‘Casamonica’

Narkotrafikantët shqiptarë janë "padronët e rinj" që komandojnë Romën e kontrollojnë trafikun e drogës në këtë territor. E përditshmja italiane...

Close