X

E rëndë në Tiranë, 47-vjeçari hidhet nga kati i katërt i banesës, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një 47-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke ndërruar jetë.

Policia njofton se ka mbetur viktimë shtetasi Y. K, i cili dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Humb jetën në aksident modelja shqiptare dhe i dashuri fotograf

Një çift ka humbur jetën pasi motori me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në rrugën Acqua Vergine të...

Close