X

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ngre alarmin: Nga burgu janë porositur vrasje


Në mbledhjen që po zhvillohet në Komisionin e Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka pohuar se nga ambientet e vuajtjes së dënimit janë porositur vrasje prej personave me rrezikshmëri të lartë.

Teksa po raportonte në lidhje me sigurinë në ambjentet e burgjeve, Ismaili bëri këtë pohim të fortë, duke paralajmëruar se të gjitha rastet e konstatuara do t’i paraqiten Prokurorisë.

“Ne kemi si synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Nga burgu janë porositur edhe vrasje, të gjitha do raportohen në Prokurori. 32 persona të rrezikshëm, aktualisht janë ndëshkuar pasi kanë thyer rregullat e burgut,”– tha Ismaili ndër të tjera.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Vjeshta e jetës time”, Berisha uron veten për ditëlindje, i qeshur krah Lirisë: I bekuar, jetova në realitet ëndrrash

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar veten e tij për 75-vjetorin e lindjes. Me anë të një fotoje të publikuar në...

Close